Dardania mbrojti titullin e kampionit të Kosovës
Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, pas 6 ditë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit“Sheraton” në Lagjen Marigona në Prishtinë , kanë përfunduar garat e Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah 2026
Siç ëstë pritur, dy ekipet më të dalluara të Kosovës, Drejtësia dhe Dardania të Prishtinës në xhirron e fundit janë përballur ndërmjet veti , Drejtësia-Dardania takim ky që ishte përcaktues për titullin e kampionit të Kosovës. Shahistët e Dardanisë me kapitenin Mjeshtrin Ndërkombëtar Nderim Saraçi ishin më të suksesshëm duke e fituar takimin 4:2 dhe ia dolën që të mbrojnë titullin e kampionit për vitin 2026. Nga 7 takime të zhilluara ata i arritën të gjitha fitore dhe me plotë meritë me 14 pikë të tubuara zunë vendin e parë.
Këta shahistë ia sollën titullin e tretë Dardanisë:
GM Marin Bosiocic, IM Nderim Saraçi, kapiten, Mateu Boçi, FM Ergit Ramaj, CM Korab Saraçi, FM Ardian Jashari, IM Ilir Seitaj, Alban Krasniqi, CM Armend Budima, FM Gani Hamiti me kryetarin e klubit, Avni Krasniqi. Ergit Ramaj i ekipit kampion ishte shahisti më i dalluar kampionatit i cili nga 6 parti i fitoi të gjitha.