Shkolla e Shahut “Dardania”

Vizioni i Programit dhe Aftësitë Zhvilluese!

Vizioni i këtij programi është që nxënësit të njoftohen me lojën e Shahut dhe të përfitojnë mësimet themelore dhe të avancuara.

Ky projekt, me aktivitete të ndryshme, ka për qëllim që fëmijët dhe të rinjtë ti ndërlidhë me sportin nëpërmjet edukimit.

Disa nga aspektet pozitive të mësimit të lojës së shahut janë: Koncetrim të lartë dhe të qëndrueshëm; zhvillon metodën logjike-analitike; zhvillon aftësinë për të peshuar gjërat para vendimit; forcon pavarësinë në marrjen e vendimeve dhe mëson që vendimi i ngutshëm dhe i pamatur ka pasoja; forcon vetëbesimin si dhe disa aftësi të tjera që i duhen edhe në të ardhmen.

Është i mirënjohur fakti që mësimi sistematik i lojës së shahut zhvillon aftësitë e lartëpërmendura.

Ku do të zhvillohet Projekti?

Projekti do të zhvillohet nga Klubi i Shahut “Dardania” dhe do të fillojë në hapësirat e Federatës së Shahut të Kosovës (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë).

Si do të zhvillohet Projekti?

Shkolla e Shahut “Dardania” zhvillon programin në 6 hapa zhvillimor (Nivele). Tre nivelet e para (1 deri 3) zhvillohen nga ky projekt për fëmijët fillestar. Nivelet e tjera (4 deri 6 +) janë për fëmijët e avancuar në lojën e shahut.

Në hapin e parë (Niveli 1), duke spjeguar nëpërmjet shumë shembujve, mësohen bazat themelore të lojës së shahut si psh: Rregullat e lojes, si lëvizin figurat dhe cila është vlera e tyre, si lexohet dhe shënohen lëvizjet në shah, si të bëhet mat në një, pati (stalemate), etj. Kuptimi i drejt i këtyre koncepteve themelore te lojës (Fundamentals) ka rëndësinë e veçantë për zhvillimin e duhur dhe të mëtutjeshëm të nxënësit.

Në hapin e dytë (Niveli 2), përveq mësimit themelor “të parimeve që zbatohet në hapje të lojës (Opening)”, mësohen edhe “teknikat themelore të mes-lojës (Middlegame)” dhe ofrohen mësime “të nivelit themelor të fund-lojës (Endgame)”.

Në hapin e tretë (Niveli 3) kalohet në nivel të avancuar dhe më të thelluar të njohurive të secilës fazë të lojës së shahut. Nxënësit i mësohen hapjet e avancuara dhe teorike si psh., Sicilian Defense, Ruy Lopez (Spanish Opening), Scotch Opening, Queen’s Gambit Declined, etj. Në këtë nivel, ofrohen mësime të avancuara në mes-lojë, fund-lojë dhe probleme të tjera, si dhe mësohet për Strategjitë dhe teknikat e ndryshme që aplikohen gjatë lojës së Shahut.

Plan programi është hartuar që të jetë atraktiv dhe i kuptueshëm dhe bazohet në materialet dhe autorët më të mirë të kësaj fushe.

Nga kush zhvillohet programi tre hapesh (Niveli 1 deri 3)?

Programi zhvillohet nga trajnerë të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE).

Sa do të paguajne nxënësit?

Pjesëmarrja në trajnime është me pagese mujore nga Niveli një (1) deri në nivelin gjashtë (6).

Pjesëmarrësit në trajnim (1 deri 3) mund të kenë trajnimin falas nëse klubi arin ta siguroj mbështetjen financiare nga sponzorisuesit vendorë për shkollën e Shahut “Dardania”, dhe për të do të informoheni paraprakisht para se të fillohet trainimi.

Për detaje të çmimit dhe mënyrës së pagesës duhet të kontaktoni me personat e autorizuar në Klubin e Shahut “Dardania”.