1) Sa herë në javë nxënësi mban mësim/trajnim? Një nxënës i regjistruar mban orët mësimorë dy herë në javë (p.sh., ditët e mësimit janë, e Hënë, e Martë, e Mërkurë, e Enjte, e Premte ose ditën e Shtunë , nga ora 18:00 deri 20:00 me një pauzë ndërmjet orëve). Pra, nxënësi duhet të jetë prezent në klasë dy herë në javë nga dy orë (e Hënë e Enjte , e Martë e Premte ose e Mërkure e Shtunë).
2) Në cilin nivel fillon fëmija sepse ai tashmë luan mirë lojën e shahut? Ky proces i përcaktimit zhvillohet nga trajnerët tanë të cilët do të përcaktojnë nivelin në të cilin duhet të vazhdojë më tutje nxënësi.
3) Sa është pagesa mujore nëse fëmija im kalon nga niveli 1-2-3-4-5-6? Menaxhmenti ka vendosur që pagesa mujore për një nxënës të jetë 35 euro. Nëse janë dy fëmijë do të aplikohet zbritje dhe pagesa do të jetë 60 euro .
4) Cili nivel i trajnimit dhe cila moshë është e përfshirë? Nga niveli 1 deri në Nivelin 3, fëmijët nga mosha 7 deri në moshën 15 pranohen në trajnim.
5) A mund të regjistroj fëmijën më të vogël se 7 vjeçar? Pjesë e lëndës mësimore është edhe leximi dhe shënimi i lëvizjeve në lojën e shahut. Andaj, duke marrë parasysh që nxënësi duhet të dijë shkrim dhe lexim është caktuar mosha 7 vjeç. Por, ju mund të kërkoni për fëmijën tuaj orë private mësimore më njërin nga trajnerët tanë.
6) Nëse jam i moshës madhore a mund të ndjek trajnime në shkollën e shahut dhe cila është shuma që duhet të paguaj? Shkolla e shahut punon edhe me grupe të moshave të ndryshme. Fillimisht duhet të regjistroheni, më pas përcaktohet grupi në të cilin fillon trajnimi. Po ashtu, Shkolla mundëson edhe trajnime private (trajnim me një nxënës). Për pagesën në këtë nivel dhe detaje të tjera kërkoni një takim me përfaqësuesit e Shkollës.
7) Nëse nuk kam mundësi ta regjistroj fëmijën nëpërmjet faqes elektronike, a ka mënyrë tjetër për tu regjistruar në shkollën e shahut? Nëse nuk keni mundësi të regjistroheni në mënyrë elektronike, atëherë lajmërohuni ne telefon në numrin e Shkollës së Shahut Dardania (+38348344343, Mobil, Viber & Whatsapp) dhe do ta përfundoni procesin e regjistrimit dhe do të merrni udhëzime të mëtutjeshme.