KSH”DARDANIA” NЁN-KAMPIONE E KOSOVЁS PЁR KLUBE

23/05/2024

Kampionati ekipor i Kosovës është mbajtur nga data 17.05-22.05.2024, në hapësirat e Capital Gate në Prishtinë. Përgjatë tërë kampionatit u treguan lojë shumë cilësore të shahut si dhe rivaliteti në mes klubeve ishte i lartë si për titullin e Kampionit te Kosovës ashtu edhe për mbatjen e klubeve në Super Ligë!

Në fund, me plotë meritë doli kampion KSH”Drejtësia-Trokadero” e cila i shënoi 6-fitore dhe pësoi vetëm një humbje nga nën-kampion KSH”Dardania” dhe me 12-pikë nga 14-pikët e mundshme u shpall kampion për të 11-herë.

KSH”DARDANIA” këtë vitë ishte pretendenti kryesor për titull mirepo nuk e ariti qëllimin e përcaktuar para këtij kampionati edhe pse nga viti i kaluar e ka përmirësuar pozitën e saj për një vend! nga vendi i 3-t, vitin e kaluar në të 2-tin, këtë vitë!

Nga Super Liga u larguan KSH”Vëllaznimi” dhe KSH”Peja” të cilat u klasifikuan vitin e kaluar nga Liga e dytë, mirëpo nuk aritën që ta mbajnë statusin e klubeve të Super Ligës!, në fund plasmani përfundimtarë ishte:

SUPER LIGA:

  1. KSH”DREJTЁSIA-TROKADERO” 12-pikë
  2. KSH”DARDANIA” 10-pikë
  3. KSH”FERIZAJI” 8-pikë
  4. KSH”PRIZRENI” 8-pikë
  5. KSH”PRISHTINA” 7-pikë
  6. KSH”HYZRI TALLA” 6-pikë
  7. KSH”VЁLLAZNIMI” 2-pikë
  8. KSH”PEJA” 2-pikë

Kampioni ekipor i Kosovës do ta perfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian Ekipor i cili do të mbahet nga data: 19.10-27.10.2024, në Vrnjacka Banja, Serbia.