Fillon punën Shkolla e Shahut “DARDANIA”

21/09/2022

Me datën 15.09.2022, me një cermoni festive u bë hapja e Shkollës së Shahut”DARDANIA”.
Fjalën hyrëse e bëri kryetari i klubit të shahut”DARDANIA”, z.Armend Budima i cili i
përshëndeti të gjithë të pranishmit, prindërit, e në veçanti nxënësit e parë të shkollës
së shahut , ju premtoj atyre përkushtim maximal të trajnerëve të shkollës dhe punë të
vazhdueshme me qëllim të avansimit të tyre drejt titujve në një të ardhme 5-vjeçare.
Gjithashtu nxënësve më të dalluar ju premtoj mbështetje me material shtesë trajnimi si dhe
ju premtoj se vitin e ardhshëm ata mund të jenë pjesë e ekipit të dytë të KSH”DARDANIA”.
Pas fjalës hyrëse ju dha fjala trajnerit të licencuar nga FIDE, z.Ajet Mahmuti i cili i informoj
të pranishmit për plan-programin e shkollës, program i bazuar në njëren nga programet më të njohura
në Evropë sa i përket shahut fillestar ( Shkolla Holandeze e Shahut), mirëpo e përpunuar dhe e pasuruar
me material shtesë nga trajnerët e shkollës së shahut”DARDANIA” z.Ajet Mahmuti dhe z.Gani Hamiti.
Shkolla e shahut do ta ketë programin e saj të bazuar në 6-nivele, ku 3-nivelet e para do të jenë
të dedikuara për mësimin e bazave të shahut dhe pjesës taktike të saj ndërsa nivelet 4-6 do te jenë
për mësimin e pjesës strategjike duke përfshirë hapjet, mes-lojën dhe përfundimet.
Gjithashtu u cekë se është duke u punuar edhe për nivelin e 7 të trajnimit, pjesë e veçantë e programit
për shahistët e rinj më të talentuar të cilët do të dalin nga shkolla e shahut.
Interesimi për shkollën e parë të mirëfilltë të shahut ishte i madhë dhe si rezultat i saj janë
regjistruar që në fillim 27-nxënës, të cilët u ndan në 2-grupe ( grupi i parë me nxënës të avansuar dhe
grupi i dytë me nxënës fillestar në lojën e shahut).
Trainimi do të zhvillohet nga dita e hënë deri e enjte nga ora 18h deri në ora 20h.