KSH”DARDANIA” Kampion i Super Liges

Kampionati i Super Ligës së Kosovës në Shah

Dardania për herë të parë kampione e Kosovës

Pas pesë ditë garash, 21-26 maj të zhvilluara në ambientet e Capital-Gate ka përfunduar

Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah. Garë kjo e organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës. Në këtë kampionat morën pjesë 6 ekipe nga të cilat pati lojëra cilësore dhe korrekte. Ashtu si edhe në kampionatin e shkuar edhe në këtë kampionat kampioni u përcaktua në xhironë e fundit. Për këtë titull u përballën dy ekipet e kryeqytetit, Dardania dhe Drejtësia.Takimi Dardania-Drejtësia përfundoi me rezultat të barabartë 3:3. Kështu Dardania me 4 fitore dhe një barazim me 9 pikë të tubuara për herë të parë fitoi titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2022. Kampioni i vjetëm Drejtësia me 3 fitore dhe dy barazime me 8 pikë është nën kampione. Prishtina shënoi fitore kundër Hyzri Tallës 3,5:2,5. Me këtë fitore ata u renditën në pozitën e tretë me 5 pikë, kurse Prizreni mposhti Drenicës me rezultat të thellë 5:1.

Formacioni bazë i Dardanisë që fitoi titullin e kampionit:

GM Marin Bosiocic

FM Përparim Makolli

FM Endrit Uruçi

Korab Saraçi

Sami Salihu

Alban Krasniqi

Pjesë e ekipit ishin edhe:

FM Gani Hamiti

CM Armend Budima

FM Ardian Jashari. Ajet Mahmuti, Driton Gashi,

dhe Ibrahim Asllani

Renditja përfundimtare:

1. Dardania 9

2. Drejtësia 8

3.Prishtina 5

4.Hyzri Talla 4

5.Prizreni 4

6. Drenica 0

Drejtësia mbetet ekipi më i suksesshëm me 9 tituj kampioni të Kosovës.

Takimet i drejtuan gjqtarët: Burhan Misini/kryesor/, Fatmir Gërguri, Albert Zenuni dhe Fadil Pireva.

Kupën kapitenit të Dardanisë, Endrit Uruçi ia dorëzoi Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Nga Super Liga e Kosovës, largohen Deçani dhe Istogu të cilat nuk morën pjesë në garat e këtij kampionati.

Dy anëtarët e rinj të Super Ligës do të dihet pas garave që që do të zhvillohen në Prishtinë nga 4 deri më 8 qershor.

Kampioni i Kosovës, Dardania ka fituar të drejtën të jetë pjesëmarrës në Kupën e Evropës që do të mbahet nga 2 deri më 10 tetor 2022 në Mayrhofen të Austrisë.

Kampionati Individual Evropian i shkollave 2022

.

Sot përfundoi Kampionati evropian i shkollave në të cilin Kosova u përfaqësua me 4 pjesëmarrës/e.

Në grupmoshat deri në 17 vjet Ahmet Jusufi startoi nga pozita e shtatë dhe përfundoi në pozitën e shtatë me 1.5 pikë të tubuara nga 9 ndeshje. Grup mjaft i fortë në të cilin ishin edhe 4 shahistë me tituj ndërkombëtarë.

Alaudin Shtavica garoi në grupin deri në 15 vjet dhe nga 7 xhiro i tuboi 4 pikë dhe i fitoi19 pikë elo me që rast u plasua në vendin e pestë. Startoi nga pozita e tetë.

Në grupin e vajzave deri në 17 vjet Rinesa Saraçi nga 7 xhiro arriti t’i tubojë 2.5 pikë. Njësoj sikurse edhe Ahmeti, ajo e kishte grupin mjaft të fortë. Startoi nga vendi i gjashtë dhe u plasua në vendin e shtatë.

Rona Sharku garuesja në grupin e vajzave deri në 13 vjet me tri pikë arriti të plasohej në vendin e 17-të. Startoi nga pozita e 19-të.

Urojmë që kjo garë të ndikojë pozitivisht dhe t’ju japë vullnet që në vitet në vijim të përparojnë edhe më shumë në lojën e shahut.

Rezultatet Individuale :

Rezultatet Individuale :

Ahmet Jusufi : http://chess-results.com/tnr630382.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=1

Alaudin Shtavica : http://chess-results.com/tnr630381.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=8

Rinesa Saraçi : http://chess-results.com/tnr630376.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=6

Rona Sharku : http://chess-results.com/tnr630374.aspx?lan=0&art=9&fed=KOS&turdet=YES&flag=30&snr=19