Se shpejti Shkolla e Shahut ” DARDANIA”

Me 15 Shtator 2022, ora 18 fillon punën” Shkolla e Shahut Dardania”.
Orari mësimor është 4 ditë në javë, nga e Hëna në të Enjten nga ora 18:00 deri 20:00 me
trajner të certifikuar nga FIDE. 
Orët mësimore zhvillohen në ‘Salla e Federatës së Shahut të Kosovës’ – Pallati i Rinisë dhe
Sporteve, Prishtinë.
REGJISTROHU!
Për tu regjistruar apo më shumë informacion vizito faqen “Shkolla e Shahut Dardania”

Web: www.dardania-rks.com
Facebook: dardania-rks.com
email: shkolla@dardania-rks.com
email: info@dardania-rks.com
tel: +38348344343

KUPA Evropiane e Klubeve 2022

Klubi i Shahut ” DARDANIA” e përfaqëson Republikën e Kosovës në garen më prestigjioze për klube në Kampionatin ekipor Evropian i cili do të mbahet nga data 02.10-10.10.2022, në qytetin turistik Mayrhofen të Austrisë. KSH”Dardania” do të garoj përkrah klubeve më të mira të Evropës të cilat do ti perfaqësojnë shtetet e tyre në këtë kampionat. Përndryshe kjo garë e klubeve të shahut konsiderohet ekuivalente me Champions Ligue në futboll sepse në të marin pjesë shahistët më të mirë të botës.

KSH”DARDANIA” Kampion i Super Liges

Kampionati i Super Ligës së Kosovës në Shah

Dardania për herë të parë kampione e Kosovës

Pas pesë ditë garash, 21-26 maj të zhvilluara në ambientet e Capital-Gate ka përfunduar

Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah. Garë kjo e organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës. Në këtë kampionat morën pjesë 6 ekipe nga të cilat pati lojëra cilësore dhe korrekte. Ashtu si edhe në kampionatin e shkuar edhe në këtë kampionat kampioni u përcaktua në xhironë e fundit. Për këtë titull u përballën dy ekipet e kryeqytetit, Dardania dhe Drejtësia.Takimi Dardania-Drejtësia përfundoi me rezultat të barabartë 3:3. Kështu Dardania me 4 fitore dhe një barazim me 9 pikë të tubuara për herë të parë fitoi titullin e kampionit të Kosovës për vitin 2022. Kampioni i vjetëm Drejtësia me 3 fitore dhe dy barazime me 8 pikë është nën kampione. Prishtina shënoi fitore kundër Hyzri Tallës 3,5:2,5. Me këtë fitore ata u renditën në pozitën e tretë me 5 pikë, kurse Prizreni mposhti Drenicës me rezultat të thellë 5:1.

Formacioni bazë i Dardanisë që fitoi titullin e kampionit:

GM Marin Bosiocic

FM Përparim Makolli

FM Endrit Uruçi

Korab Saraçi

Sami Salihu

Alban Krasniqi

Pjesë e ekipit ishin edhe:

FM Gani Hamiti

CM Armend Budima

FM Ardian Jashari. Ajet Mahmuti, Driton Gashi,

dhe Ibrahim Asllani

Renditja përfundimtare:

1. Dardania 9

2. Drejtësia 8

3.Prishtina 5

4.Hyzri Talla 4

5.Prizreni 4

6. Drenica 0

Drejtësia mbetet ekipi më i suksesshëm me 9 tituj kampioni të Kosovës.

Takimet i drejtuan gjqtarët: Burhan Misini/kryesor/, Fatmir Gërguri, Albert Zenuni dhe Fadil Pireva.

Kupën kapitenit të Dardanisë, Endrit Uruçi ia dorëzoi Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës.

Nga Super Liga e Kosovës, largohen Deçani dhe Istogu të cilat nuk morën pjesë në garat e këtij kampionati.

Dy anëtarët e rinj të Super Ligës do të dihet pas garave që që do të zhvillohen në Prishtinë nga 4 deri më 8 qershor.

Kampioni i Kosovës, Dardania ka fituar të drejtën të jetë pjesëmarrës në Kupën e Evropës që do të mbahet nga 2 deri më 10 tetor 2022 në Mayrhofen të Austrisë.