Kupa Evropiane për klube 2023 KSH”Dardania” pjesëmarrëse

Klubi i Shahut ” DARDANIA” e përfaqëson Republikën e Kosovës në garën më prestigjioze për klube në Kampionatin ekipor Evropian i cili do të mbahet nga data 30.09-08.10.2023, në qytetin bregdetar të Shqipërisë, në Durrës. KSH”Dardania” do të garoj përkrah 84 klubeve më të mira të Evropës të cilat do ti perfaqësojnë shtetet e tyre në këtë kampionat.
Përndryshe kjo garë e klubeve të shahut po konsiderohet gara më masovike e mbajtur ndonjëhere në Evropë në këtë format të garës e njëkohësisht edhe ndër garat më të forta Evropiane dhe Botërore në sportin e shahut.

Klubi i Shahut ” Dardania” do të përfaqësohet me këta shahistë:

  1. Marin Bosiočić ( GM )
  2. Armend Budima ( CM)
  3. Ardian Jashari ( FM )
  4. Gani Hamiti ( FM )
  5. Korab Saraçi ( Kapiten )
  6. Alban Krasniqi
  7. Osman Saraçi
  8. Avni Krasniqi

SHKOLLA E SHAHUT “DARDANIA” ME GJASHTЁ KAMPION TЁ KOSOVЁS!

Ka përfunduar kampionati i grupmoshave të reja, njëri nga kampionatet më masovike në historine e re
të shahut kosovar gjë që tregon se interesimi për lojën e shahut po rritet dita ditës në Republikën
e Kosovës.
Ky kampionat u mbajt në hapësirat e mrekullueshme të Kolegjit AAB i cili është partner lojal i Federatës
së Shahut të Kosovës e njëkohësisht edhe institucioni arsimor privat ndër më të mirët në Kosovë.
Përgjatë disa javëve ( vikendeve) u zhvilluan lojë të bukura dhe cilësore gjë që tregon se cilësia
po rritet tek të rinjët dhe ky fakt na bënë të jemi më optimist se të rinjët tanë do te fillojnë të korrin
suksese edhe në arenën ndërkombëtare!
Në përfundim të kampionatit u shpallen këta fitues (kampion) sipas kategorive:
U18 – Ahmet Jusufi
G18 – Rinesa Saraçi
U16 – Alaudin Shtavica
G16 – Jona Reçica
U14 – Lir Basha
U12 – Jakob Buzhala
G12 – Alba Pllana
U10 – Troi Krasniqi
U08 – Jon Pllana

Shkolla e Shahut” DARDANIA”, u shpall shkolla më e suksesshme me 6-kampion, 3-nënkampion dhe 1-vend të tretë.
Suksesi i treguar i atribohet edhe trainerëve të shkollës: Ajet Mahmutit, Gani Hamitit dhe Driton Gashit!

Liga e Dytë e Kosovës për klube

Liga e Dytë e Kosovës për klube do të mbahet nga data: 27.05-31.05.2023 në Prishtinë.
Garat do të zhvillohet në Capital Gate dhe do ti përfshijë 14-klube pjesëmarrëse.
KSH”Dardania” do të përfaqësohet me talentët e rinjë të Shkollës së Shahut të cilët janë:

  1. LIR BASHA
  2. LORIK HAMITI
  3. JONA REÇICA
  4. TROI KRASNIQI
  5. JAKOB BUZHALA
  6. RRON REÇICA
  7. JON PLLANA

Talentëve tanë ju dëshirojmë sukses në përballje me shahistët me përvojë në shahun e Kosovës.

Pjesëmarrës të Ligës së Dytë do të jenë këto klube:

  1. Vëllaznimi
  2. Drenasi
  3. Rahoveci
  4. Kosova
  5. Peja
  6. Zhupa
  7. Ferizaji II
  8. Dardana
  9. Ulpiana
  10. Frashër Dermaku
  11. Vitia
  12. Dardania II
  13. Kaçaniku
  14. Sharri II

KSH”DARDANIA” e treta ne Super Lige

Perfundoi Kampionati ekipor i Kosoves 2023
KSH”DARDANIA”pati paraqitje dinjitoze dhe ishte ne lufte per titull deri ne xhirron e
parafundit kur pesoi humbje nga KSH”Ferizaji”, kjo ishte humbja e vetme pergjate tere
kampionatit dhe me nje humbje, 2-barazime dhe 4-fitore ne fund fitoj vendin e III ne
Super Ligen e Kosoves.
Eshte shume e rendesishme qe Klubi tani e shume vite eshte ne mesin e klubeve me te mira
te Kosoves gje qe tregon nje perkushtim dhe organizim te mire brenda perbrenda klubit.

KSH DARDANIA me dy ekipe, Super Ligë & Ligen e Dytë

Klubi i shahut” DARDANIA” me dy ekipe, njëra në Super Ligë si dhe tjetra në Ligën e Dytë të
Kosovës e komponuar nga nxënësit e Shkollës së Shahut.
Ekipit të parë i dëshirojmë sukses në Super Ligë me dëshire që ta mbroj titullin e më të mirit
të fituar vitin e kaluar, ndërsa nxënësve të shkollës së shahut ju dëshirojm sukses në debutimin
e tyre të parë në një ligë profesionale ku do të ndeshen me shahistë me pervojë në lojën e shahut.

Jona Reçica, në kampionatin individual Evropian për femëra

Në Kampionatin Individual Evropian për femëra e cila do të mbahet nga data: 17.03-30.03.2023,në
Petrovac të Malit të Zi, në mesin e 139-pjesëmarrëse-ve do të jetë edhe shahistja jonë Jona Reçica.
Pjesëmarrja e shahistes tonë në Kampionatin Evropian bëhët për herën e parë dhe shënon një
sukses të madhë për shahun e femërave në Republikën e Kosovës.
Jona Reçicës i dëshirojmë sukses në debutimin e saj në Kampionatin Individual Evropian.

Gani Hamiti, në kampionatin individual Evropian

Anëtari i Klubit të Shahut “DARDANIA” dhe nën-kampioni i Kosovës për vitin 2022,
GANI HAMITI merr pjesë në Kampionatin Individual Evropian i cili do të mbahet
nga data 02.03-14.03.2023, në Vernjaçka Banja të Serbisë.
Anëtarit tonë i dëshirojmë sukses dhe të na kthehet me lajme të mira nga gara më
e rëndësishme Evropiane sa i përket garave individuale.

Të ariturat e KSH”DARDANIA” përgjatë vitit 2022

Të ariturat e KSH” DARDANIA” dhe anëtarëve të saj në vitin 2022.

1.Fitues të Super Ligës së Kosovës;

2.Nën-Kampion të Kosovës në shahun e shpejtë ( Blitz);

3.Vendi i 3-t në Kupën ekipore të Kosovës në shahun standard;

4.Pjesëmarëse në Kupën Evropiane për klube në Mayrhofen të Austrisë;

Të ariturat e anëtarëve të klubit:

4.Gani Hamiti, Nën-Kampion i Kosovës në shahun standard;

5.Endit Uruçi, Kampion i Kosovës në shahun RAPID;

6.Korab Saraçi, Kampion i Kosovës në shahun e shpejtë ( Blitz);

7.Jona Recica, Vendi i 3-t në Kampionatin Individual të Kosovës për femëra;

P.S. Dhe e aritura më e madhe e cila i tejkalon rezultatet e aritura është hapja
e Shkollës së Shahut”DARDANIA”.

Fillon punën Shkolla e Shahut “DARDANIA”

Me datën 15.09.2022, me një cermoni festive u bë hapja e Shkollës së Shahut”DARDANIA”.
Fjalën hyrëse e bëri kryetari i klubit të shahut”DARDANIA”, z.Armend Budima i cili i
përshëndeti të gjithë të pranishmit, prindërit, e në veçanti nxënësit e parë të shkollës
së shahut , ju premtoj atyre përkushtim maximal të trajnerëve të shkollës dhe punë të
vazhdueshme me qëllim të avansimit të tyre drejt titujve në një të ardhme 5-vjeçare.
Gjithashtu nxënësve më të dalluar ju premtoj mbështetje me material shtesë trajnimi si dhe
ju premtoj se vitin e ardhshëm ata mund të jenë pjesë e ekipit të dytë të KSH”DARDANIA”.
Pas fjalës hyrëse ju dha fjala trajnerit të licencuar nga FIDE, z.Ajet Mahmuti i cili i informoj
të pranishmit për plan-programin e shkollës, program i bazuar në njëren nga programet më të njohura
në Evropë sa i përket shahut fillestar ( Shkolla Holandeze e Shahut), mirëpo e përpunuar dhe e pasuruar
me material shtesë nga trajnerët e shkollës së shahut”DARDANIA” z.Ajet Mahmuti dhe z.Gani Hamiti.
Shkolla e shahut do ta ketë programin e saj të bazuar në 6-nivele, ku 3-nivelet e para do të jenë
të dedikuara për mësimin e bazave të shahut dhe pjesës taktike të saj ndërsa nivelet 4-6 do te jenë
për mësimin e pjesës strategjike duke përfshirë hapjet, mes-lojën dhe përfundimet.
Gjithashtu u cekë se është duke u punuar edhe për nivelin e 7 të trajnimit, pjesë e veçantë e programit
për shahistët e rinj më të talentuar të cilët do të dalin nga shkolla e shahut.
Interesimi për shkollën e parë të mirëfilltë të shahut ishte i madhë dhe si rezultat i saj janë
regjistruar që në fillim 27-nxënës, të cilët u ndan në 2-grupe ( grupi i parë me nxënës të avansuar dhe
grupi i dytë me nxënës fillestar në lojën e shahut).
Trainimi do të zhvillohet nga dita e hënë deri e enjte nga ora 18h deri në ora 20h.

Se shpejti Shkolla e Shahut ” DARDANIA”

Me 15 Shtator 2022, ora 18 fillon punën” Shkolla e Shahut Dardania”.
Orari mësimor është 4 ditë në javë, nga e Hëna në të Enjten nga ora 18:00 deri 20:00 me
trajner të certifikuar nga FIDE. 
Orët mësimore zhvillohen në ‘Salla e Federatës së Shahut të Kosovës’ – Pallati i Rinisë dhe
Sporteve, Prishtinë.
REGJISTROHU!
Për tu regjistruar apo më shumë informacion vizito faqen “Shkolla e Shahut Dardania”

Web: www.dardania-rks.com
Facebook: dardania-rks.com
email: shkolla@dardania-rks.com
email: info@dardania-rks.com
tel: +38348344343