Author: Armend Budima
Liga e Dyte ekipore e Kosoves 2025
Turneu Nderkombetar “Prishtina Open”
SuperLiga Ekipore e Kosoves 2025
Shkolla e Shahut”DARDANIA”me 5-Kampionë
Kampionati individual i Kosovës’24 për grupmosha të reja
Kampionati Individual i Kosovës për grupmosha të reja, respektivisht për kategoritë (U8; U10; U12; U14; U16 dhe U18), është mbajtur në hapësirat e British School of Kosova nga data 30.06-07.07.2024.
Ky kampionat ishte shumë interesant këtë vitë sepse edhe konkurenca dhe cilësia e lojërave ishte e madhe dhe në fund të saj i kemi këto rezultate sipas kategorive:
U/G 18
- Ahmet Jusufi
- Ariona Sharku
U/G 16 - Jona Reçica
- Rona Sharku
U/G 14 - Lir Basha
- Donika Salihu
U/G 12 - Troi Krasniqi
- Alba Pllana
U/G 10 - Jon Pllana
U/G 08 - Hena Simitçi
- Anuar Sahiti
Shkolla e Shahut”DARDANIA” dhe nxënësit e saj edhe këtë vitë treguan rezultate shumë të mira dhe nga gjiri i saj nxori 5-Kampionë të Kosovës që është rezultat fenomenal dhe motiv shtesë që të vazhdohet me punë profesionale edhe mëtutje e pse jo në një të ardhme të kemi edhe kampion në arenën ndërkombëtare!





KAMPIONATI INDIVIDUAL PЁR GRUPMOSHA TЁ REJA
BALLKAN & PRISHTINA OPEN
LIGA E DYTЁ E KOSOVЁS PЁR KLUBE
SUPER LIGA E KOSOVЁS PЁR KLUBE
KSH”DARDANIA” NЁN-KAMPIONE E KOSOVЁS PЁR KLUBE
Kampionati ekipor i Kosovës është mbajtur nga data 17.05-22.05.2024, në hapësirat e Capital Gate në Prishtinë. Përgjatë tërë kampionatit u treguan lojë shumë cilësore të shahut si dhe rivaliteti në mes klubeve ishte i lartë si për titullin e Kampionit te Kosovës ashtu edhe për mbatjen e klubeve në Super Ligë!
Në fund, me plotë meritë doli kampion KSH”Drejtësia-Trokadero” e cila i shënoi 6-fitore dhe pësoi vetëm një humbje nga nën-kampion KSH”Dardania” dhe me 12-pikë nga 14-pikët e mundshme u shpall kampion për të 11-herë.
KSH”DARDANIA” këtë vitë ishte pretendenti kryesor për titull mirepo nuk e ariti qëllimin e përcaktuar para këtij kampionati edhe pse nga viti i kaluar e ka përmirësuar pozitën e saj për një vend! nga vendi i 3-t, vitin e kaluar në të 2-tin, këtë vitë!
Nga Super Liga u larguan KSH”Vëllaznimi” dhe KSH”Peja” të cilat u klasifikuan vitin e kaluar nga Liga e dytë, mirëpo nuk aritën që ta mbajnë statusin e klubeve të Super Ligës!, në fund plasmani përfundimtarë ishte:
SUPER LIGA:
- KSH”DREJTЁSIA-TROKADERO” 12-pikë
- KSH”DARDANIA” 10-pikë
- KSH”FERIZAJI” 8-pikë
- KSH”PRIZRENI” 8-pikë
- KSH”PRISHTINA” 7-pikë
- KSH”HYZRI TALLA” 6-pikë
- KSH”VЁLLAZNIMI” 2-pikë
- KSH”PEJA” 2-pikë
Kampioni ekipor i Kosovës do ta perfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian Ekipor i cili do të mbahet nga data: 19.10-27.10.2024, në Vrnjacka Banja, Serbia.