KSH”DARDANIA” Kampione e Kosovës për klube për vitin 2025

Dardania kampione për herë të dytë
Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, pas 6 ditë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit “Sheraton” në Lagjen Marigona në Prishtinë , kanë përfunduar garat e Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah 2025.
Dy ekipet më të dalluara të Kosovës, Drejtësia Trokadero dhe Dardania të Prishtinës i fituan të gjitha takimet dhe ato në finale u përballën ndërmjet veti në luftë për titullin e kampionit.
Takimi përfunfoi me rezultat të barabartë 3:3. Ky rezultat i konvenoi Dardanisë pasi dy ekipet tubuan nga 13 pikë, por 1,5 pikë tabelare më e mirë se kampioni që u solli titullin e dytë të kampionit të Kosovës 2025.
Këta shahistë ia sollën titullin Dardanisë:
GM Ante Saric, IM Nderim Saraçi, Mateu Boçi, CM Korab Saraçi, FM Ardian Jashari, IM Ilir Seitaj, Alban Krasniqi, CM Armend Budima, FM Gani Hamiti me kryetarin e klubit, Avni Krasniqi.
Nderim Saraçi ishte më i dalluari nga 7 parti të zhvilluara i fitoi të gjitha.
Dy ekipet e tjera, Prizreni dhe Ferizaj zhvilluan takimin e tyre për vendin e tretë. Edhe ky takim përfundoi me rezultat të barabartë 3:3. Kështu vendi i tretë me 8 pikë i takoi Ferizajt sa pati edhe Rahoveci në pozitën e katërt dhe Prizreni në të pestin.
Ekipi i Rahovecit tregoi rezultate të kënaqshme. Në takimin e fundit mundi Drenasin 3,5:1,5.
Dy ekipet që zhgënjyen më së shumti me rezultate të dobëta në këtë kampionat janë, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Prishtina dhe Zhupa. Ato në xhironë e fundit u përballën ndërmjet veti. Fitore shënoi Zhupa 4:2, por ky rezultat nuk pati rëndësi ngase në edicionin e ri të dy këto ekipe do të bëjnë gara në rang më ulët.
Xhiroja e 7-të/e fundit/ e enjte, 29 maj 2025, 16:30.

  • Drejtësia Trokadero-Dardania 3:3
  • Prizreni-Ferizaj 3:3
  • Rahoveci-Drenasi 3,5:1,5
  • Prishtina-Zhupa 2:4
  • Renditja përfundimtare:
  1. Dardania 13 pikë
  2. Drejtësia Trokadero 13
  3. Ferizaj 8
  4. Rahoveci 8
  5. Prizreni 8
  6. Drenasi 4
  7. Zhupa 2
  8. Prishtina 0
    Në fund Kampionatin e shpalli të mbyllur Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke i përgëzua të gjitha ekipet për lojën fer dhe korrekte dhe angazhin e lojtarëve cilësorë në radhët e tyre gjë që e bërë këtë kampionat tejetë cilësorë.
    Tri ekipe më të dalluara u nderuan me kupa, medalje dhe diploma.
    Kampioni Dardania dhe nënkampioni Drejtësia Trokadero fituan të drejtën që ta përfaqësojnë Kosovën në Kupën Evropiane nga 16 deri më 24 tetor 2025 në Rodos të Greqisë .

Shkolla e Shahut”DARDANIA”me 5-Kampionë

Kampionati individual i Kosovës’24 për grupmosha të reja

Kampionati Individual i Kosovës për grupmosha të reja, respektivisht për kategoritë (U8; U10; U12; U14; U16 dhe U18), është mbajtur në hapësirat e British School of Kosova nga data 30.06-07.07.2024.
Ky kampionat ishte shumë interesant këtë vitë sepse edhe konkurenca dhe cilësia e lojërave ishte e madhe dhe në fund të saj i kemi këto rezultate sipas kategorive:

U/G 18

  1. Ahmet Jusufi
  2. Ariona Sharku
    U/G 16
  3. Jona Reçica
  4. Rona Sharku
    U/G 14
  5. Lir Basha
  6. Donika Salihu
    U/G 12
  7. Troi Krasniqi
  8. Alba Pllana
    U/G 10
  9. Jon Pllana
    U/G 08
  10. Hena Simitçi
  11. Anuar Sahiti

Shkolla e Shahut”DARDANIA” dhe nxënësit e saj edhe këtë vitë treguan rezultate shumë të mira dhe nga gjiri i saj nxori 5-Kampionë të Kosovës që është rezultat fenomenal dhe motiv shtesë që të vazhdohet me punë profesionale edhe mëtutje e pse jo në një të ardhme të kemi edhe kampion në arenën ndërkombëtare!

KSH”DARDANIA” NЁN-KAMPIONE E KOSOVЁS PЁR KLUBE

Kampionati ekipor i Kosovës është mbajtur nga data 17.05-22.05.2024, në hapësirat e Capital Gate në Prishtinë. Përgjatë tërë kampionatit u treguan lojë shumë cilësore të shahut si dhe rivaliteti në mes klubeve ishte i lartë si për titullin e Kampionit te Kosovës ashtu edhe për mbatjen e klubeve në Super Ligë!

Në fund, me plotë meritë doli kampion KSH”Drejtësia-Trokadero” e cila i shënoi 6-fitore dhe pësoi vetëm një humbje nga nën-kampion KSH”Dardania” dhe me 12-pikë nga 14-pikët e mundshme u shpall kampion për të 11-herë.

KSH”DARDANIA” këtë vitë ishte pretendenti kryesor për titull mirepo nuk e ariti qëllimin e përcaktuar para këtij kampionati edhe pse nga viti i kaluar e ka përmirësuar pozitën e saj për një vend! nga vendi i 3-t, vitin e kaluar në të 2-tin, këtë vitë!

Nga Super Liga u larguan KSH”Vëllaznimi” dhe KSH”Peja” të cilat u klasifikuan vitin e kaluar nga Liga e dytë, mirëpo nuk aritën që ta mbajnë statusin e klubeve të Super Ligës!, në fund plasmani përfundimtarë ishte:

SUPER LIGA:

  1. KSH”DREJTЁSIA-TROKADERO” 12-pikë
  2. KSH”DARDANIA” 10-pikë
  3. KSH”FERIZAJI” 8-pikë
  4. KSH”PRIZRENI” 8-pikë
  5. KSH”PRISHTINA” 7-pikë
  6. KSH”HYZRI TALLA” 6-pikë
  7. KSH”VЁLLAZNIMI” 2-pikë
  8. KSH”PEJA” 2-pikë

Kampioni ekipor i Kosovës do ta perfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian Ekipor i cili do të mbahet nga data: 19.10-27.10.2024, në Vrnjacka Banja, Serbia.

Nderim Saraçi anëtarë i ri i KSH”DARDANIA”

Klubi i Shahut”DARDANIA”, përforcohet me kampionin e 10-fishtë të Kosovës (IM)Nderim Saraçin.
Ёshtë nder dhe privilegj ta kemi shahistin më të mirë të Kosovës në radhët e klubit tonë dhe
njëherit i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme si në shah ashtu edhe në jetën e përditshme.

Mirë se vjen KAMPION,
KSH”DARDANIA”

JONA REÇICA e treta në Kampionatin Individual për femra 2023

Jona Reçica anëtare e Shkollës së Shahut’ DARDANIA” plasohet në vendin e tretë në Kampionatin
e përgjithshëm individual për femra të mbajtur nga data 22.12-30.12.2023, në Hotel”AFA” në Prishtinë.
Jona e përsëritit suksesin e saj nga viti i kaluar ku përveq titullit të kampiones së Kosovës në
konkurencën e femrave për moshat deri në 16-vjeçe, arin të plasohet në vendin e tretë në konkurencen e
përgjithshme.
Ky sukses i radhës tregon se puna e vazhdueshme e saj po tregon rezultate në vazhdimësi dhe prej saj
në të ardhmen priten rezultate edhe në arenen ndërkombëtare.
Shkolla e Shahut”DARDANIA”, mburet me suksese e saja si dhe të nxenesve të tjerë të saj.

Kupa Evropiane për klube 2023 KSH”Dardania” pjesëmarrëse

Klubi i Shahut ” DARDANIA” e përfaqëson Republikën e Kosovës në garën më prestigjioze për klube në Kampionatin ekipor Evropian i cili do të mbahet nga data 30.09-08.10.2023, në qytetin bregdetar të Shqipërisë, në Durrës. KSH”Dardania” do të garoj përkrah 84 klubeve më të mira të Evropës të cilat do ti perfaqësojnë shtetet e tyre në këtë kampionat.
Përndryshe kjo garë e klubeve të shahut po konsiderohet gara më masovike e mbajtur ndonjëhere në Evropë në këtë format të garës e njëkohësisht edhe ndër garat më të forta Evropiane dhe Botërore në sportin e shahut.

Klubi i Shahut ” Dardania” do të përfaqësohet me këta shahistë:

  1. Marin Bosiočić ( GM )
  2. Armend Budima ( CM)
  3. Ardian Jashari ( FM )
  4. Gani Hamiti ( FM )
  5. Korab Saraçi ( Kapiten )
  6. Alban Krasniqi
  7. Osman Saraçi
  8. Avni Krasniqi

SHKOLLA E SHAHUT “DARDANIA” ME GJASHTЁ KAMPION TЁ KOSOVЁS!

Ka përfunduar kampionati i grupmoshave të reja, njëri nga kampionatet më masovike në historine e re
të shahut kosovar gjë që tregon se interesimi për lojën e shahut po rritet dita ditës në Republikën
e Kosovës.
Ky kampionat u mbajt në hapësirat e mrekullueshme të Kolegjit AAB i cili është partner lojal i Federatës
së Shahut të Kosovës e njëkohësisht edhe institucioni arsimor privat ndër më të mirët në Kosovë.
Përgjatë disa javëve ( vikendeve) u zhvilluan lojë të bukura dhe cilësore gjë që tregon se cilësia
po rritet tek të rinjët dhe ky fakt na bënë të jemi më optimist se të rinjët tanë do te fillojnë të korrin
suksese edhe në arenën ndërkombëtare!
Në përfundim të kampionatit u shpallen këta fitues (kampion) sipas kategorive:
U18 – Ahmet Jusufi
G18 – Rinesa Saraçi
U16 – Alaudin Shtavica
G16 – Jona Reçica
U14 – Lir Basha
U12 – Jakob Buzhala
G12 – Alba Pllana
U10 – Troi Krasniqi
U08 – Jon Pllana

Shkolla e Shahut” DARDANIA”, u shpall shkolla më e suksesshme me 6-kampion, 3-nënkampion dhe 1-vend të tretë.
Suksesi i treguar i atribohet edhe trainerëve të shkollës: Ajet Mahmutit, Gani Hamitit dhe Driton Gashit!

Liga e Dytë e Kosovës për klube

Liga e Dytë e Kosovës për klube do të mbahet nga data: 27.05-31.05.2023 në Prishtinë.
Garat do të zhvillohet në Capital Gate dhe do ti përfshijë 14-klube pjesëmarrëse.
KSH”Dardania” do të përfaqësohet me talentët e rinjë të Shkollës së Shahut të cilët janë:

  1. LIR BASHA
  2. LORIK HAMITI
  3. JONA REÇICA
  4. TROI KRASNIQI
  5. JAKOB BUZHALA
  6. RRON REÇICA
  7. JON PLLANA

Talentëve tanë ju dëshirojmë sukses në përballje me shahistët me përvojë në shahun e Kosovës.

Pjesëmarrës të Ligës së Dytë do të jenë këto klube:

  1. Vëllaznimi
  2. Drenasi
  3. Rahoveci
  4. Kosova
  5. Peja
  6. Zhupa
  7. Ferizaji II
  8. Dardana
  9. Ulpiana
  10. Frashër Dermaku
  11. Vitia
  12. Dardania II
  13. Kaçaniku
  14. Sharri II

KSH”DARDANIA” e treta ne Super Lige

Perfundoi Kampionati ekipor i Kosoves 2023
KSH”DARDANIA”pati paraqitje dinjitoze dhe ishte ne lufte per titull deri ne xhirron e
parafundit kur pesoi humbje nga KSH”Ferizaji”, kjo ishte humbja e vetme pergjate tere
kampionatit dhe me nje humbje, 2-barazime dhe 4-fitore ne fund fitoj vendin e III ne
Super Ligen e Kosoves.
Eshte shume e rendesishme qe Klubi tani e shume vite eshte ne mesin e klubeve me te mira
te Kosoves gje qe tregon nje perkushtim dhe organizim te mire brenda perbrenda klubit.

KSH DARDANIA me dy ekipe, Super Ligë & Ligen e Dytë

Klubi i shahut” DARDANIA” me dy ekipe, njëra në Super Ligë si dhe tjetra në Ligën e Dytë të
Kosovës e komponuar nga nxënësit e Shkollës së Shahut.
Ekipit të parë i dëshirojmë sukses në Super Ligë me dëshire që ta mbroj titullin e më të mirit
të fituar vitin e kaluar, ndërsa nxënësve të shkollës së shahut ju dëshirojm sukses në debutimin
e tyre të parë në një ligë profesionale ku do të ndeshen me shahistë me pervojë në lojën e shahut.