Gani Hamiti, në kampionatin individual Evropian

Anëtari i Klubit të Shahut “DARDANIA” dhe nën-kampioni i Kosovës për vitin 2022,
GANI HAMITI merr pjesë në Kampionatin Individual Evropian i cili do të mbahet
nga data 02.03-14.03.2023, në Vernjaçka Banja të Serbisë.
Anëtarit tonë i dëshirojmë sukses dhe të na kthehet me lajme të mira nga gara më
e rëndësishme Evropiane sa i përket garave individuale.

Të ariturat e KSH”DARDANIA” përgjatë vitit 2022

Të ariturat e KSH” DARDANIA” dhe anëtarëve të saj në vitin 2022.

1.Fitues të Super Ligës së Kosovës;

2.Nën-Kampion të Kosovës në shahun e shpejtë ( Blitz);

3.Vendi i 3-t në Kupën ekipore të Kosovës në shahun standard;

4.Pjesëmarëse në Kupën Evropiane për klube në Mayrhofen të Austrisë;

Të ariturat e anëtarëve të klubit:

4.Gani Hamiti, Nën-Kampion i Kosovës në shahun standard;

5.Endit Uruçi, Kampion i Kosovës në shahun RAPID;

6.Korab Saraçi, Kampion i Kosovës në shahun e shpejtë ( Blitz);

7.Jona Recica, Vendi i 3-t në Kampionatin Individual të Kosovës për femëra;

P.S. Dhe e aritura më e madhe e cila i tejkalon rezultatet e aritura është hapja
e Shkollës së Shahut”DARDANIA”.

Fillon punën Shkolla e Shahut “DARDANIA”

Me datën 15.09.2022, me një cermoni festive u bë hapja e Shkollës së Shahut”DARDANIA”.
Fjalën hyrëse e bëri kryetari i klubit të shahut”DARDANIA”, z.Armend Budima i cili i
përshëndeti të gjithë të pranishmit, prindërit, e në veçanti nxënësit e parë të shkollës
së shahut , ju premtoj atyre përkushtim maximal të trajnerëve të shkollës dhe punë të
vazhdueshme me qëllim të avansimit të tyre drejt titujve në një të ardhme 5-vjeçare.
Gjithashtu nxënësve më të dalluar ju premtoj mbështetje me material shtesë trajnimi si dhe
ju premtoj se vitin e ardhshëm ata mund të jenë pjesë e ekipit të dytë të KSH”DARDANIA”.
Pas fjalës hyrëse ju dha fjala trajnerit të licencuar nga FIDE, z.Ajet Mahmuti i cili i informoj
të pranishmit për plan-programin e shkollës, program i bazuar në njëren nga programet më të njohura
në Evropë sa i përket shahut fillestar ( Shkolla Holandeze e Shahut), mirëpo e përpunuar dhe e pasuruar
me material shtesë nga trajnerët e shkollës së shahut”DARDANIA” z.Ajet Mahmuti dhe z.Gani Hamiti.
Shkolla e shahut do ta ketë programin e saj të bazuar në 6-nivele, ku 3-nivelet e para do të jenë
të dedikuara për mësimin e bazave të shahut dhe pjesës taktike të saj ndërsa nivelet 4-6 do te jenë
për mësimin e pjesës strategjike duke përfshirë hapjet, mes-lojën dhe përfundimet.
Gjithashtu u cekë se është duke u punuar edhe për nivelin e 7 të trajnimit, pjesë e veçantë e programit
për shahistët e rinj më të talentuar të cilët do të dalin nga shkolla e shahut.
Interesimi për shkollën e parë të mirëfilltë të shahut ishte i madhë dhe si rezultat i saj janë
regjistruar që në fillim 27-nxënës, të cilët u ndan në 2-grupe ( grupi i parë me nxënës të avansuar dhe
grupi i dytë me nxënës fillestar në lojën e shahut).
Trainimi do të zhvillohet nga dita e hënë deri e enjte nga ora 18h deri në ora 20h.

Se shpejti Shkolla e Shahut ” DARDANIA”

Me 15 Shtator 2022, ora 18 fillon punën” Shkolla e Shahut Dardania”.
Orari mësimor është 4 ditë në javë, nga e Hëna në të Enjten nga ora 18:00 deri 20:00 me
trajner të certifikuar nga FIDE. 
Orët mësimore zhvillohen në ‘Salla e Federatës së Shahut të Kosovës’ – Pallati i Rinisë dhe
Sporteve, Prishtinë.
REGJISTROHU!
Për tu regjistruar apo më shumë informacion vizito faqen “Shkolla e Shahut Dardania”

Web: www.dardania-rks.com
Facebook: dardania-rks.com
email: shkolla@dardania-rks.com
email: info@dardania-rks.com
tel: +38348344343

KUPA Evropiane e Klubeve 2022

Klubi i Shahut ” DARDANIA” e përfaqëson Republikën e Kosovës në garen më prestigjioze për klube në Kampionatin ekipor Evropian i cili do të mbahet nga data 02.10-10.10.2022, në qytetin turistik Mayrhofen të Austrisë. KSH”Dardania” do të garoj përkrah klubeve më të mira të Evropës të cilat do ti perfaqësojnë shtetet e tyre në këtë kampionat. Përndryshe kjo garë e klubeve të shahut konsiderohet ekuivalente me Champions Ligue në futboll sepse në të marin pjesë shahistët më të mirë të botës.